Reformat institucionale

Kushtetuta:

LSI synon te ktheje ne normalitetin e para amendimeve te 21 prillit 2008, dispozitat kushtetuese te ndryshuara. Mjeti qe do te perdoret per kete do te jete referendumi.

Sistemi zgjedhor dhe Kodi Zgjedhor:
LSI vlereson se sistemi aktual zgjedhor sjell nje cenim te vullnetit zgjedhor te qytetareve shqiptare, nepermjet listave te mbyllura dhe mosllogaritjes se votave qe nuk marrin mandate deputetesh ne nivel qarku. LSI angazhohet qe te riparoje kete difekt, per te krijuar mundesine qe rezultati zgjedhor kombetar te jete sa me afer rezultatit proporcional.

Ligji dhe zbatueshmeria e tij:
Rritja e zbatueshmerise se ligjit perben nje prioritet themelor te programit te LSI per qeverisje. LSI do te realizoje plane veprimi qe do te synojne:
• Konsolidimin e legjislacionit ekzistues dhe pastrimin e tij nga kontradiktat dhe paperputhshmerite;
• Rritjen maksimale te konsensusit politik per dokumentat ligjore strategjike per zhvillimin afatmesem dhe afatgjate te vendit;
• Rritjen e cilesise se ligjeve dhe rregulloreve te reja ne pergjithesi, nepermjet rritjes se kapaciteteve te draftimit ne institucionet pergjegjese dhe Kuvend, koordinimit institucional midis Minsitrise se Drejtesise, Keshillit te Ministrave dhe Kuvendit, dhe perfshirjes ne menyre te detyrueshme te grupeve te interesit ne hartimin e tyre, duke trajtuar zbatueshmerine e ligjit si element i rendesishem i thelbit te tij;
• Rritjen e ndergjegjesimit publik per rendesine e zbatimit te ligjit dhe per ndeshkimin e shkelesve te tij;
• Futjen e edukimit ligjor, ne menyre progresive, ne te gjithe sistemin dhe hallkat e arsimit;
• Krijimin e mundesive per akses dhe informim ne gjithe korpusin legjislativ qe ka vendi;
• Monitorimi i zbatueshmerise se ligjeve dhe rregulloreve, duke ngritur nje agjensi monitoruese nder-institucionale ne varësi të Presidentit të Republikës.

Qeverisja:
Vizioni ynë është se detyra themelore e Qeverisë dhe të gjithë pjesëve përbërëse të sektorit publik është shërbimi në interesin e qytetarëve me efektivitet, përgjegjësi dhe në standardet e niveleve më të larta.
• LSI do te ofroje “Strategjine e sherbimeve publike cilesore” qe do të garantoje sherbime publike 24 ore ne dite, shtate dite te javes, me qellim qe sherbimet publike te jene te pershtatshme dhe t’u sherbejne qytetareve dhe jo atyre qe i japin ato.
• LSI do te synoje sherbime publike cilesore dhe te standartizuara, sidomos per qytetaret e moshes se trete dhe personave me aftesi te kufizuar, ne drejtim te sherbimeve shendetesore, te banimit, etj.

Koordinimi qeveritar:
Do të përmirësojmë procesin e politikë-bërjes, formulimit e koordinimin e politikave me synim mbështetjen e formulimit dhe koordinimit racional të politikave dhe një orientim më të mirë ndaj prioriteteve të qytetareve duke:
• përmirësuar funksionimin e Këshillit të Ministrave si organ kolegjial dhe funksionimin e ministrive të linjës në përputhje me programet e integruara zhvillimore dhe me prioritetet qeverisëse;
• mbështetur e krijuar kapacitete teknike profesionale për monitorimin e realizimeve dhe efekteve të politikave dhe programeve të miratuara nga Qeveria;
• siguruar nxitjen e përfshirjes së qytetareve në procesin e vendimmarrjes.

Administrata Publike dhe Burimet Njerezore:
• Realizimi i reformës në administratën publike drejt profesionalizimit dhe pa-anshmerise politike te saj.
• Do te synoje forcimin e cilesise dhe rolit të nëpunësit civil të administratës publike.
• Do te rifilloje reformën në menaxhimin e burimeve njerëzore, duke nxjerre pergjegjesite dhe paguar demet dhe duke kthyer ne pune te gjithe nepunesit që kanë fituar proceset gjyqësore.
• Pagat e sektorit publik do te konkurrojne denjesisht ato te sektorit privat, duke terhequr njerezit me te kualifikuar qe t’i sherbejne zhvillimit te vendit.
• Do te zbatojme sistemin e kreditimit me interesa minimale per te gjithe nepunesit qe duan te blejne shtepi.

Kontrolli financiar:
Do të përmirësojmë sistemin e kontrollit financiar duke:
• Fuqizuar rolin e Ministrisë së Financave për Kontrollin Financiar në zbatim të kuadrit ligjor ekzistues;
• Forcuar Kontrollin e Lartë të Shtetit për të kryer rishikimin vjetor të veprimtarisë së kontrollit të brendshëm në Ministrine e Finances dhe qeverisjen qendrore e lokale, dhe për të përmbledhur rezultatet në një raport vjetor për Parlamentin pervec raportimit direkt tek auditi;
• Rritur efektivitetin dhe ruajtjen e pavarësisë funksionale të njësive të pavarura të kontrollit te brendshëm;
• Krijuar e vënë në funksionim kapacitete për koordinimin, planifikimin dhe programimin vjetor të aktiviteteve të kontrollit dhe për rishikimin e raporteve te tij;
• Përgatitur një sistem kodimi të kontrollit të brendshëm në përputhje me standartet ndërkombetare dhe europiane;
• Krijuar struktura për kontrollin e të ardhurave nga taksat dhe doganat.

Prokurimet Publike
Do të fuqizojmë, përmirësojmë e bëjmë transparent sistemin e prokurimeve publike me:
• Përmirësimin e kuadrit ligjor në përputhje me standardet ndërkombëtare;
• Forcimin e kapaciteteve operacionale te Agjencisë së Prokurimit;
Forcimin e përdorimit të sistemeve elektronike te prokurimit publik.



Lufta Kunder Korrupsionit:
• Lufta kunder korrupsionit do te drejtohet ne ngushtimin e hapësirave ligjore per perdorimin e posteve publike per perfitime personale.
• Do të ndërtojmë një kulturë të re për rishikimin e shpenzimeve publike përmes publikimit të vlerësimeve periodike të programeve të veçanta publike.
• Do te mbeshtetet rritja e profesionalizmit, e rolit investigativ te medias e shoqerise civile.
• Do te nxitet pjesemarrja aktive e publikut ne monitorimin e masave kunder korrupsionit duke vendosur edhe tregues konkrete ne luften kunder tij.

Reforma në drejtësi:
LSI do të synojë:
• Rritjen e pavarësisë së sistemit, nëpërmjet kthimit në gjendjen e para 21 prillit të Kushtetutës përsa i përket institucionit të Presidentit si Kryetar i Këshillit të lartë të Drejtësisë, në Ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Ligjin për Shkollën e Magjistratures, Kodet Civile dhe Penale, si dhe Kodet Proceduriale respektive.
• Ndryshimi i ketyre ligjeve duhet të sjellë ndarje të qartë të pushtetit ekzekutiv nga sistemi i drejtësisë, përmiresim të normave që rregullojnë menaxhimin e buxhetit të sistemit gjyqsor, zgjidhjen e konfliktit mbi statusin e inspektoriateve të KLD dhe Ministrisë së Drejtësisë, përmirësimin e rregullave për funksionimin e KLD.
• Reforma do t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjes së statusit të Prokurorisë, marrëdhënieve të Prokurorisë me pushtetet e tjera, duke bërë reflektimet përkatëse ligjore e kushtetuese.


Reformat institucionale për integrimin e vendit në BE

Integrimi Euro-Atlantik përbën objektivin kryesor të veprimit politik të LSI-së.
• LSI synon te realizoje nje permiresim cilesor te aftesise hartuese dhe zbatuese te kuadrit ligjor qe kerkon integrimi nga ana e te gjithe institucioneve shteterore shqiptare.
• LSI synon ta bëje vendin anëtar me te drejta te plota të BE ne vitin 2014.
• LSI do te realizoje levizjen e lire brenda rajonit deri ne fund te vitit 2009; dhe levizjen e lire ne BE brenda vitit 2010.

Integrimi në Nato:
• LSI mbështet krijimin e kapaciteteve të sektorit të sigurisë, sipas parametrave të Aleancës së Atlantikut Verior, në mënyrë që Shqipëria të vazhdoje të japë kontributin proporcional në përballimin e sfidave të sigurisë të mijëvjeçarit të ri, me të cilat do të përballet Aleanca e Atlantikut në zonën e saj dhe përtej saj.
• LSI do të konsolidojë kapacitetet permanente te cilat do te vihen ne dispozicion te Aleances ne perballimin e ketyre sfidave.


Punësimi, rritja e qëndrueshme dhe reduktimi i varfërisë

Premtojmë politika punësimi dinjitoz për të gjithë.
• Krijimi i 100 mije vendeve te reja te qendrueshme te punes. Kjo do të arrihet nëpërmjet politikave fiskale qe nxisin punesimin dhe nepermjet rritjes se sektoreve te ekonomise.
• LSI synon jo një punësim thjesht sasior, por pikësëpari punësimin dinjitoz dhe te qendrueshem të njerëzve. Përveç inkurajimit të industrive me material porosites LSI do të synojë drejt një punesimi me të kualifikuar në fushen e prodhimit, teknologjisë se informacionit dhe sherbimeve e ngritur mbi parimin: shpërblim më i lartë përkundrejt një kualifikimi më të lartë.

Incentivat fiskalë për rritjen e punësimit:
• LSI do te perjashtoje nga tatim fitimi per 3 vitet e para te gjithe bizneset e reja qe punesojne mbi 5 punetore.
• Ne zonat e pazhvilluara (p.sh., Puka, Kukes, Peshkopia, Tepelena, Librazhd etj.) ku ka nje mungese investimesh dhe papunesi te larte qeveria do te heqe taksat kombetare dhe lokale per bizneset qe operojne ne keto rajone per nje periudhe 3 vjeçare.
• Për të nxitur punësimin LSI angazhohet të zbresë nga shuma e takses mujore shumen 1,000-5,000 lekë në muaj për çdo të punësuar nga subjekti tatimpagues në aktivitetet prodhuese dhe shërbimet.
• Do të hiqen pagat e referencës. Heqja e pagës së referencës do të shtoj fleksibilitetin në tregun e punës, redukton koston reale te punesimit nga bizneset, si dhe nxit kërkesën për punësim.

Transporti

• Të përmirësohet mirëmbajtja e Rrjetit Rrugor kombëtar nëpërmjet sistemit të menaxhimit të pasurive rrugore, duke synuar privatizimin plotësisht të shërbimeve si dhe rritjen e shpenzimeve për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar në vitet e ardhshme;
• Të zhvillohet rrjeti rrugor kombëtar mbi bazën e analizës së rrjedhës së transportit për mallrat kryesore, trafikut ndërkombëtar, rajonal dhe transit, parashikimit të lëvizjes së udhëtarëve, si dhe të vlerësimeve të problemeve mjedisore.
• Të realizohen akse me rëndësi si rruga e Arbërit, rruga Sarandë-Butrint, rruga e bregdetit jugor, si dhe të disa rrugëve dytësore kryesisht rruget brenda zonave turistike, dhe rruget brenda zonave me prodhim te larte bujqesor.
• Të kompletojë Korridorin e VIII Trans-Ballkanik dhe akset Veri-Jug, Durrës-Kukës(Morinë).


Pagat dhe pensionet

• Do te vazhdojmë rritjen e pagave në sektorin publik duke ju referuar rritjes ekonomike në vend dhe duke i bere ato kunkurruese me sektorin privat.
• Do te ndertojmë sistemin e unifikuar të pagave per gjithe administraten publike (ekzekutiv, legjislativ, gjyqesor), me synimin që për punë të barabartë të ketë pagë të barabartë.

Pensionet:
• Fillimi i reformës së sistemit të pensioneve për ta bëre skemen të qendrueshme dhe për të siguruar përfitime proporcionale me kontributet per te arritur ne mbullimin nga pensioni te 70 % te vleres se pages nga 35 qe eshte sot. Kjo reformë do të realizohet në bashkëpunim me grupet e interesit dhe shtresat që preken nga kjo reformë, punëdhënësit e punëmarrësit.
• Do të eliminojmë diskriminimin për të gjithë ata pensionistë që kanë dalë në pension para vitit 1993, të cilët marrin pension minimal për shkak të mosindeksimit të bazës së llogaritjes së pensioneve.


Ndihma ekonomike

LSI do te propozoje paketen e Bonusit jetik, e cila konkretisht përfshin masat e mëposhtme:
• Ndihma ekonomike do te dyfishohet bazuar ne perllogaritjen e minimumit jetik për çdo familje deri në fundin e vitit të dytë të mandatit qeverisës.
• Gratë kryefamiljare që trajtohen me ndihme ekonomike të marrin ndihmën e plotë ekonomike (që atualisht është 7500 lekë), e cila në një periudhe kohore të shkurtër do të rritet mbi bazën e minimumit jetik.
• Librat shkollore te arsimit të detyrueshem (9-vjeçar) do të jepen falas duke ripërtëritur eksperiencen e përdorimit disa vjecar.
• Vaksinimi falas për fëmijë 0-3 vjeç.
• Fëmijëve të familjeve qe perfitojne nga Bonusi Jetik do tu ofrohet ushqim falas në çerdhet dhe kopshtet publike.
• Personave që përftojnë nga paketa e Bonusit Jetik do t’u sigurohet transport urban falas.
• Ngritja në njësitë e pushtetit vendor e mensave publike, ku sherbehet nje vakt falas në ditë.

Bujqesia

Objektivat e LSI janë:
• Nxitja e krijimit të bashkësive të fermereve për zgjerimin e siperfaqeve të tokës, të përdorimit të përbashkët të mekanikës bujqesore, dhe imputeve të tjera.
• Rritja e perkrahjes financiare te fermerit per nxitjen e prodhimit dhe te konkurences se tij ne tregje
• Permiresimi i infrastruktures rrugore dhe i furnizimit me uje te fshatrave.
• Rritje e ndjeshme e prodhimit bujqesor vendas dhe e eksportit te tij ne tregjet rajonale dhe ato europiane duke standartizuar agroperpunimin dhe duke zhvilluar nje marketing cilesor.
• Permiresim thelbesor i strukturave te sherbimeve ne fushen e bujqesise dhe te ushqimit dhe rritja e efektshmerise se tyre.
• Rigjallerimi i veprimtarise kerkimore dhe shkencore ne fushen e Bujqesise dhe te Ushqimit.


Arsimi dhe shkenca

• Krijimin e një shkolle dinjitoze dhe cilësore, që kultivon vlerat kombëtare dhe europiane, të qytetarisë, të demokracisë, të humanizmit dhe të integrimit global;
• Vendosjes së standarteve arsimore europiane, me fokus të veçantë në infrastrukturën shkollore;
• Zbatimit të parimit “arsim cilësor dhe i barabarte për të gjithë”;
• Përgatitjes së të rinjve më aftësi profesionale, të afte për tregun e punës, perspektivat e zhvillimit të vendit dhe ekonomisë globale;
• Krijimit të një shkolle të lartë të aftë për të projektuar drejtimet e zhvillimit të vendit;
• Përfshirjes në proçes, të gjithe aktoreve të interesuar nëpermjet thellimit të decentralizimit dhe mirëkuptimit kombëtar.


Shëndetësia

• Do te rritet buxheti i intitucioneve shendetsore deri ne 4% te PBB, do te rriten sigurimet shendetesore, do te shtohen mundesite per te terhequr sa me shume grante dhe kredi te favorshme si dhe te duke siguruar nje harmonizim te shperndarjes se tij ndermjet sherbimit paresor dhe atij spitalor ne perputhje me kriteret e Organizates Boterore te Shendetesise.
• Do te plotesohet e gjithe harta sanitare e qendrave shendetesore dhe ambulancave te fshatrave ne menyre qe qytetaret te kene mundesi per sherbim shendetsor sa me afer vendbanimit te tyre. Do te sigurohet nje edukim i vazhduar dhe efikas per te gjithe mjeket dhe infremieret e sherbimit paresor si dhe do te realizohet nje funksionim i integruar me shendetin publik per realizimin e objektivave te perbashketa te tyre.
• Mbeshtetje financiare te rendesishme per shendetin publik shume me te larte se deri me sot duke e vendosur ate ne nivelin e nje prioriteti te spikatur.
• Mbeshtetja e plote e programeve te vaksinimit dhe zgjerimi i vazhdueshem i skemave te vaksinimit me vaksina te reja si duke konsoliduar sistemin aktual kombetar.
• Mbeshtetja e programeve te HIV/AIDS,te edukimit dhe promocionit shendetsor si dhe projekteve per parandalimin e semundjeve neoplazmike, kurimit sa me te hershem dhe sa me cilesor te tyre, per semundjet kardiake, ato te shendetit mendor, shendetit riprodhues dhe planifikimit familjar.
• Skema e pageses se sigurimeve shendetsore do te plotesoje ne te gjithe komponentet e tij sherbimin paresor si dhe do te shtrihet ne sherbimin spitalor pas akreditimit dhe sigurimit te nje autonomie te tij te plote dhe ISKSH do te operoje si bleres ne tregun e sherbimit shendetsor publik dhe atij privat.
• Sigurimi i barnave me cilesi te larte duke eliminuar monopolet dhe kontrabanden dhe duke garantuar standarte te larta te kontrollit te tyre si nje objektiv dhe me nje ndikim shume te madhe ne shendetin publik si ne planin human ashtu edhe ate ekonomik.
• Do te nxisim sherbimin shendetesor privat si komplementar i natyrshem i sistemit publik por do te rritet shume kontrolli mbi cilesine e sherbimit dhe te ekzaminimeve ne te duke eliminuar abuzivizmin mjeksor si dhe praktikat e mjeksore te keqia.


Energjitika

Objektivat tona madhore per keto 4 vjet jane:
• Zgjidhja e krizes se furnizimit me energji elektrike dhe heqja perfundimtare e kufizimeve te energjise per gjithe konsumatoret brenda 12 muajve.
• Garantimi ne Shqiperi i 80% (nga rreth 30% sot) te nevojave tona per karburante, duke rritur prodhimin e naftes ne vend deri ne 1,000,000 ton brenda 4 vjeteve.
• Hapja ne sektorin energjitik i 10,000 vendeve te reja te punes ne 4 vjet.


Turizmi:
Objektivi kryesor i ketij zhvillimi duhet te jete shnderrimi i Shqiperise ne nje destinacion ku turizmi te zhvillohet ne perputhje me ambjentin dhe popullin e kulturen e Shqiperise.
• Pergatitja e nje programi promocioni qe duhet te bazohet ne strategjine e marketingut; tekniken promocionale; ne buxhetin disponibel
• Organizimi i tureve dhe fushatave promocionale per terheqjen e vemendjes se opinionit publik drejt turizmit.
• Hapja e pikave funksionale te informacionit turistik ne disa pika kryesore kufitare dhe ne Tirane, Durres, Shkoder, Vlore dhe Sarande;
• Hartimi sa me shpejt qe te jete e mundur i nje Strategjie Marketingu ku te identifikohen tregjet aktuale kryesore, sekondare dhe te mundshem turistikë.
• Ne bashkepunim me Ministrine e Kultures dhe Institucione te tjera do te hartohet programi i aktiviteteve kulturore dhe turistike (festivaleve folklorike, koncerte, Panaire, aktivitete turistike, etj.) Kombetare dhe rajonale, i takime dhe aktiviteteve te ndryshme muzikore, sportive si dhe te studjohet mundesia e nje shperndarje gjeografike te tyre.
• Hartimi i studimeve promocionale per zhvillimin e strukturave te golfit, yachteve dhe qendrave te skive.
• Ngritja dhe zhvillimi i qendrave te prodhimeve artizanale.
• Zhvillimi i shetitjeve pergjate bregdetit dhe hartimi i tureve ne zonat bregdetare.
• Ndertimi i nje strukture per kualifikimin e punojnesve te turizmit (e cila te njihet ne nivel rajonal dhe nga OBT) qe do te punojne ne Hotele, fshatra turistike etj.



Kultura

• LSI do të mundësojë trajtim favorizues të veprimtarive me karakter shpirtëror dhe çlirimin e librit nga taksat dhe tatimet dhe trajtimin si mall i zakonshem.
• LSI që në vitin e pare të qeverisjes do të garantojë që mbeshtetja e kulturës në buxhetin e shtetit të jetë mbi 1.5 për qind.
• LSI çmon se politika kulturore ka nevojë për hartim strategjish me karakter kombëtar, në tërësi dhe për çdo fushë e institucion më vete. Tejkalimi i gjendjes së mosekzistencës dhe në rastin më të mirë të emergjencës është kusht për një politikë kulturore që i përgjigjet gjendjes së tanishme të shoqërisë.
• LSI do të rregullojë me ligj që sponsorizimet dhe mundësimet financiare të subjekteve private të shkojnë në destinacionin e dëshiruar prej tyre, duke lënë një pjesë modeste të tyre, në formën e primit (2-3 për qind) në Fondin Kombëtar të Kulturës.

Sporti

• Rivitalizimin e gjithë sistemit të trupave dhe institucioneve sportive,
• Rritjen e investimeve për përmirësimin dhe zgjerimin e infrastruktures sportive në të gjithë territorin e vendit,
• Zgjerimin e masivizimit dhe të pjesmarrjes në veprimtaritë sportive,
• Sporti do të jetë pjesë më e rendesishme e kurrikulës në shkollë.
• Garantimin dhe mbrojtjen ligjore te pavarësisë së institucioneve dhe organeve sportive,
• LSI do të hartojë dhe miratojë brenda 6 muajve të parë të qeverisjes Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit te Sporteve për të garantuar investime prej buxhetit të shtetit për përmirësimin dhe zgjerimin e infrastruktures sportive sipas standardeve moderne bashkëkohore.
• LSI do të garantojë që investimi për sportin të jetë 1.3 përqind e GDP-së çdo vit, duke vënë në qendër të vëmendjes sportistët elitar, të cilët duhet të ndjejnë realisht se shteti i tyre është i vëmendshëm, i respekton, vlerëson dhe shpërblen për kontributet dhe arritjet e tyre.

 

 

HOME | KUSH JEMI | PROJEKTI | PREMTIME | STUDIME | LINKS | KONTAKTO
Copyright © Qendra e Studimeve Parlamentare