Ekonomia dhe Punësimi:

Qeveria e re pas 28 Qershorit do të krijojë 197.000 mundësi të reja punesimi me paga më të mira, në mënyrë që standarti i jetesës të përmirësohet dhe për Shqipërinë e shqiptarët të celet një erë e re shprese dhe mundësish.

Arsimi:

Ne do ti ofrojmë brezit te ri një edukim cilësor, që i aftëson të rinjtë e të rejat për t’u përballur me sfidat europiane të së nesërmes, duke rivendosur autoritetin e dijes dhe arritur në maksimum kërkesën për dije.

Shëndetësia:

Falë Politikës të Re për Ndryshim, çdo qytetar shqipëtar do të ketë mundësi të kurohet në vendin e tij me të njëjtën cilësi si në vendet e Bashkimit Europian.

Zhvillimi Rural:

Plani ynë i ri synon nga bujqësia e prapambetur te zhvillimi i shpejtë rural. Ne do të përmirësojmë mirëqënien e familjes në fshat duke ofruar kujdesin shëndetësor, arsimin dhe infrastrukturen. Fermerit shqipëtar do t’i sigurohet pronësia mbi tokën bujqësore që ka sot në përdorim.

Mjedisi:

Një përmase e re ekologjike është esenciale për zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e shoqërisë sonë. Mbrojtja, rehabilitimi dhe grantimi i mjedisit të qëndrueshëm duhet të shndërrohen në prioritet jetik të çdo shqiptari dhe në sfidë të qeverisjes sonë.

Turizmi:

Politika jonë e re do të kthejë turizmin në një nga fushat kryesore të veprimit ku ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të mbështesin suksesin e tyre. Oferta turistike e Shqipërisë do të jetë pjesë e ofertës turistike të rajonit duke e kthyer vendin tonë në një destinacion të konsoliduar turistik në Evropën Juglindore.

Kohezioni Social:

Suksesi i politikave tona sociale nuk do të matet me rritjen e lëmoshës për të varfërit, por me numrin e familjeve që do të dalin përgjithmonë nga varfëria.

 

 

HOME | KUSH JEMI | PROJEKTI | PREMTIME | STUDIME | LINKS | KONTAKTO
Copyright © Qendra e Studimeve Parlamentare